Gjykata hedh poshtë vendimin e Trump për bllokimin e azilit për emigrantët

Gjykata hedh poshtë vendimin e Trump për bllokimin e azilit për emigrantët

Një gjykatë federale në SHBA e ka shfuqizuar përkohësisht refuzimin e lëshuar nga presidenti Trump për azilin ndaj emigrantëve, të cilët e kalojnë ilegalisht kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara. Presidenti kishte dalë me një deklaratë më 9 nëntor, në të cilën kishte thënë se secili që e kalon kufirin ilegalisht, do ta humbë të drejtën për të aplikuar për azil. Gjyqtari Jon Tigar në San Francisko lëshoi ​​urdhrin e përkohshëm të ndalimit pas dëgjimit të argumenteve nga grupet e të drejtave civile.

Përderisa disa grupe të emigrantëve tashmë kanë arritur në kufirin SHBA-Meksikë, Donald Trumpi tha se është e nevojshme të vendoset një ndalesë, në mënyrë që ta shmangin kërcënimin e sigurisë kombëtare. Sidoqoftë, gjykatësi i rastit tha se ligji e thotë qartë se çdo i huaj që arrin në SHBA, pavarësisht faktit se nga ka ardhur, mund të aplikojë për azil. Ai, gjithashtu, tha se qeveria e ka keqpërdorur autoritetin e vet përmes lëshimit të rregulloreve emergjente dhe largimit të periudhës pritëse prej 30 ditësh, e cila do të shërbente për diskutim të ndryshimit të politikave, shkruan “The Guardian”.

Pavarësisht fushës së autoritetit të presidentit, ai nuk mund t’i rishkruajë ligjet e emigracionit për ta fuqizuar një gjendje të cilën Kongresi e ka refuzuar”, tha gjykatësi. Në anën tjetër, Departamenti i Sigurisë Kombëtare ende nuk e ka komentuar këtë vendim, i cili do të mbetet në fuqi për një muaj. Presidenti kishte marrë vendim të ngjashëm edhe vitin e kaluar, kur kishte vendosur ndalesë për udhëtime nga disa vende me shumicë myslimane, të cilin e kishte miratuar edhe gjykata supreme.

Presidenti Trump e kishte publikuar deklaratën e tij për ndalesë të azilit vetëm disa ditë pas zgjedhjeve të mesit të mandatit. Gjatë asaj kohe, ai e ashpërsoi retorikën e anti-emigracionit në fushatë dhe prezantonte teori konspirative për emigrantët, të cilët ndodheshin mijëra kilometra larg SHBA-së.

Rreth 3 mijë persona kanë arritur në qytetin kufitar, Tijuana, ndërsa forcat kufitare të SHBA-së kanë thënë se e kanë mbyllur për disa orë qarkullimin e automjeteve dhe kanë vendosur tela gjemborë për ta parandaluar ndonjë mësymje të vrullshme drejt kufirit. Autoritetet e qytetit presin që numrat të arrijnë 10,000 në javët e ardhshme. BBC shkruan se, SHBA përkohësisht e mbylli pikën kufitare San Ysidro , kalimin e saj më të ngarkuar me Meksikën, të hënën për të instaluar barriera të reja të lëvizshme me tela.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy