
Ligji për shembjen e teatrit kombëtarë është bërë objekt debatesh në parlament. Opozita ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se kërkon të pastrojë miliona euro me atë projekt. Ndërkohë në parlament kryedemokrati Basha u përplas edhe me Taulant Ballën për paratë e sekuestruar. Balla i tha Bashës se porositësit e makinave janë financues të çadrës, ndërsa Basha tha se partnerët kanë përgjuar garantuesit e parave.



