Mjeku palestinez vdes në burgun izraelit

Mjeku palestinez vdes në burgun izraelit

Një mjek palestinez ka gjetur vdekjen në një burg izraelit pas më shumë se katër muajsh qëndrimi në paraburgim.

Lajmi është bërë i ditur nga shoqatat palestineze të të burgosurve, të cilat thanë se doktor Adnan Al-Bursh, 50 vjeç, ishte kreu i ortopedisë në spitalin al-Shifa.

Shërbimi i burgut izraelit konfirmoi se një deklaratë e publikuar më 19 prill në lidhje me një të burgosur që ishte ndaluar për arsye sigurie kombëtare dhe kishte vdekur në burgun Ofer ishte doktor Al-Bursh.

Megjithatë nuk u dhanë detaje për shkakun e vdekjes, ndërsa shërbimi i burgut tha se ngjarja po hetohet.

Por grupet palestineze të mbrojtjes së të burgosurve thanë në një deklaratë të përbashkët të enjten se vdekja e Dr. Al-Bursh ishte “vrasje” dhe trupi i tij ende mbetet në paraburgimin izraelit.

Doktor Al-Bursh ishte kreu i ortopedisë në objektin më të madh mjekësor të Gazës, spitalin al-Shifa, i cili është bastisur disa herë nga forcat e armatosura izraelite.

Ai ishte duke punuar përkohësisht në spitalin Al-Awada në veri të Gazës kur u ndalua nga forcat izraelite.

Kolegët i kanë bërë homazhe kirurgut të ndjerë, duke e cilësuar atë si “të dhembshur” dhe “hero”.

Drejtori i Al-Shifa, Marwan Abu Saada, tha se lajmi i vdekjes së tij ishte i vështirë për t’u përballuar.

Një koleg tjetër, Suhail Matar, e quajti Al-Bursh “valvulën e sigurisë” për çdo departament ortopedik në të gjitha spitalet e Gazës.

“Është e rrallë që të takoni një person si ai në jetën tuaj, sepse ky mjek punoi gjithë jetën me përkushtim dhe bënte përpjekje të jashtëzakonshme në kurriz të tij,” tha Matar për programin Gaza Lifeline të BBC Arab.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy