Investimet në Ballkanin Përëndimor janë objekt i një takimi të thirrur në Londër nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ditën e hënë.
BERZH do të mbledhë në këtë takim kryeministrat e Ballkanit Perëndimor ku në fokus do të jenë çështjet e investimeve dhe mundësitë që ato ofrojnë për të bërë biznes në vendet e tyre. Në këtë takim do të marrë pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.



