
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin e vjetër Laç-Mamurras.
Korrespondenti i MCN TV raporton se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën pranë fshatit Katund i ri.
Si pasojë e aksidentit janë plagosur katër persona, dy prej të cilëve janë dërguar për ndihmë të specializuar në Spitalin Ushtarak.
Mësohet se njëri nga të aksidentuarit është në gjendje të rëndë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



