
Një 41-vjeçar dhe një 26-vjeçar janë arrestuar nga policia e Maliqit, pasi dyshohet se kanë abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur.
Sipas policisë është vënë në pranga S.H, 41 vjeç, banues në fshatin Leminot, Maliq, për veprën penale "Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç".
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera për një rast të shfrytëzimit të një shtetaseje të mitur, për prostitucion, arrestuan shtetasit S. H., 41 vjeç, banues në fshatin Leminot, Maliq, për veprën penale "Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç".
Gjatë veprimeve të kryera në prezencë të psikologut, prindit dhe mbrojtësit ligjor, 16-vjeçarja ka kallëzuar se në muajin qershor të vitit 2024, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të dhe i ka dhënë para; M. B., 26 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq, për veprën penale "Shfrytëzimi i prostitucionit", pasi nga veprimet hetimore të kryera për këtë rast, dyshohet se e shfrytëzonte 16-vjeçaren, për prostitucion.
Burime pranë grupit të hetimit bëjnë me dije se dy personat e arrestuar si të dyshuar për shfrytëzim prostitucioni me një 16 vjeçare e kanë shfrytëzuar të miturën prej disa vitesh.
Një gjë e tillë pranohet dhe nga familjarët e të miturës të cilët kanë deponuar në polici se vajza në të shumtën e rasteve është kërcënuar prej tyre që mos flasë për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur me të ndër vite.



