
Pano Soko nga ‘Nisma Thurje’ në ‘MCN Live’ komentoi listat për zgjedhjet e 11 majit për të cilat u shpreh se Berisha, Rama dhe disa parti të tjera do të dalin me lista të mbyllura në të cilat janë vendosur drejtuesit e partive.
Ai tha se në parlament duhet të shkojë ai që zgjidhet nga populli dhe jo kryetari, teksa theksoi se vetë ata kanë luftuar për listat e hapura.
Sipas tij në lista të mbyllura janë vendosur familjarë me qëllim që të dorëhiqen, pasi ishin të detyruar nga KQZ që ta mbushnin listën.
Berisha, Rama dhe disa parti të reja do dalin me lista të mbyllura, kanë vendosur të parët deshët e kopeve dhe kanë nevojë për një dash në krye që i udhëheq, ndërsa pjesa tjetër i kanë lënë në hije.
Problemi është në Tiranë, në listë të mbyllur janë vendosur agallarët dhe agalleshat e partive, nuk i ndau populli i ndau Berisha, ndërsa Rama vendosi ata që i konvenojnë.
Rama dhe Berisha janë njëlloj. Ndërsa ne kemi luftuar për ndryshimin e sistemit elektoral për lista të hapura se ne besojmë se kush duhet të shkojë në parlament janë ata që zgjedh populli.
Kemi luftuar për lista të hapura dhe ky është një shembull se si ne do e drejtojmë politikën nesër sepse nëse peshën e ka kryetari parlamenti kthehet pushteti në dorë të kryetarit.
Në parlament duhet të shkojnë njerëzit që zgjedh populli, prandaj ne vendosëm familjarë në lista të mbyllura që të dorëhiqen para zgjedhjeve. Nëse doni Pano Sokon në parlament nuk ka nevojë të votosh partinë time, por mua si individ.



