Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Veliajt / Lala sqaron vendimin që e le atë në burg

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Veliajt / Lala sqaron vendimin që e le atë në burg

Gjykata e Lartë ka rrëzuar sot rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”.

 

Gazetarja Klodiana Lala, në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka sqaruar vendimin e gjykatës, e cila nuk ka pranuar kërkesën e Veliajt për zbutjen e masës së sigurisë.

 

Gjykata e Lartë mori në shqyrtim një rekurs të zotit Veliaj dhe jo masa e parë. Debati zgjati rreth dy orë. Nuk ka patur palë, ishte rekurs i shqyrtuar në dhomën e këshillimit.

Ka patur një debat të shkurtër. Kemi parë rekurse ku janë shqyrtuar çështjet e politikanëve apo rasteve të tjera, që mund të kenë zgjatur 5-6 orë.

Kolegji penal e ka parë të arsyeshme të lërë në fuqi vendimin e Apelit.

Paralelisht po shqyrtohen disa çështje për Veliajn.

Gjykata Kushtetuese shfuziqoi vendimin e Gjykatës së Lartë dhe kërkoi të arsyetohen dy momente, përse masa e arrestit ishte e vetmja masë proporcionale për Veliajn në cilësinë e kryetarit të bashkisë.

Gjykata Kushtetuese thotë ajo që lidhet me funksionin duhet të arsyetohet nga Gjykata e Lartë.

Pika e dytë lidhej me vendosjen e zotit Veliaj në kafazin prej xhami. Gjykata Kushtetuese konstatoi se Gjykata e Lartë nuk ka bërë arsyetimin e detajuar, se përse një zyrtar i lartë vendoset në pozita të barabarta me njerëz të rrezikshëm të botës së krimit.

Problemi është që ky vendim i sotëm pritet me interes zbardhja.

Kolegjet e bashkuara të Gjykatës së Lartë morën vendim unifikues dhe thanë që gjykatat duhet të arsyetojnë pse masat e tjera janë të papërshtatshme dhe panë arrestin me burg si rast përjashtimore.

SPAK në arsyetimin e vet, pika ku ndalet është, prokurorët thonë në dosjen Veliaj 1, kemi një bashkëpunëtor të drejtësisë dhe ai nuk ka dhënë dëshminë para gjykatës dhe nuk ka vlerën e provës, ekziston rreziku, për shkak të pushtetit financiar dhe politik dhe Veliaj rikthehet në Bashki, mund ta vënë në rrezik dëshmitaren e mbrojtur.

Momenti i dytë që arsyetojnë, lidhet me dosjen Veliaj 2, pasi ka një fraksion tjetër për aktivitetin e Veliaj në Bashki dhe kompaninë Gogel të vëllait të tij. Prokurorët thonë kemi ende materiale për të marrë, dëshmitarë për të pyetur. Megjithatë në vazhdën e ndryshimeve, normalisht ky vendim është interesant për t’u parë.

GJK i ka lënë një shteg Veliajt për një masë më të lëhtë ndoshta pas 2-3 muajsh. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy