
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotm në aksin rrugor Lushnjë-Fier.
"Në datën 19.12.2017, rreth orës 19:50, në aksin rrugor Lushnje-Fier në vëndin e quajtur “Vajkan” është përplasur mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin M.M, 46 vjeç, banues në Vajkan, me mjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin D.J, 52 vjeç, banues në Vajkan", bën me dije policia.
Sipas informacioneve të para, si pasojë e kësaj prplasje janë plagosur pasagjerët e dy mjeteve, shtetasit A.M, 52 vjeç, E.M,41 vjeçe dhe B.P, 39 vjeçe, të cilët ndodhen në Spitalit Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Menjëherë në vendin e ngjarjes mbëriti policia dhe grupi hetimor që po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



