Budina: Rama donte shembjen e Teatrit edhe kur ishte kryetar bashkie (VIDEO)

Budina: Rama donte shembjen e Teatrit edhe kur ishte kryetar bashkie (VIDEO)

Artistët dhe aktivistë të shoqërisë civile vijojnë qëndresën te Teatri Kombëtar, që është planifikuar të shembet nga Bashkia e Tiranës, pas kalimit në pronësi të saj me një vendim të qeverisë. Regjisori Edmond Budina thotë se Teatri është i qytetarëve dhe është e drejta e tyre të vendosin për të. Në emisionin “Në fokus”, Budina tha se qëndresa do të vijojë, pasi artistët nuk kanë ndërmend të tërhiqen për asnjë çast nga kauza.

Çdo njeri që thotë se ky teatër duhet të shembet thotë një naivitet. Nuk është pronë e artistëve, është pronë e qytetarëve të Tiranës dhe e drejta është që të vendosin ata për të. Ata që mendojnë se duhet shembur për të ndërtuar një tjetër mbi të, gabojnë. Ne mund të kemi dy teatro. Ne jemi në mbrojtje. Nuk mund të spostohemi. Do të jemi këtu”, tha ai.

Sa i takon kryeministrit Rama, Budina shtoi se dëshirën për të shembur Teatrin e ka pasur që në kohën kur ishte kryetar bashkie.

Që në fillim ka kërkuar ta shembë teatrin. Edhe kur ishte kryetar bashkie”, tha Budina.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy