Vrasja e policit në Veri, Koçi: Politikë destabilizuese, akt terrorist brenda territorit të Kosovës (VIDEO)

Vrasja e policit në Veri, Koçi: Politikë destabilizuese, akt terrorist brenda territorit të Kosovës (VIDEO)

Deputeti Petro Koçi zhvillimet në Veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë efektivi i policisë Afrim Bunjaku, në fshatin Banjskë të Zveçanit e banuar me shumicë serbe, e sheh si mospranim nga pala serbe të status quos e cila përfshin një Kosovë të pavarur.

Nga studio e MCN Live, Koçi tha se pretendimet e Serbisë në raport me të kaluarën janë shumë më të reduktuara, se synojnë tashmë vetëm Veriun e Kosovës, por shtoi se është një situatë që shpjegon një politikë shoviniste dhe destabilizuese se nuk është e mbështetur vetëm në akte me natyrë politike, por edhe në veprime të armatosura.

Nuk është hera e parë që grupe të tilla veprojnë me dhunë, me forcë, në një moment me bllokim rruge me trungje, kësaj radhe kemi të bëjmë me një veprim nga një grupim i armatosur që duhet të jetë formuar më herët.

Duhet të jetë një grup i formuar herët, përgjithësisht vendor, por do ketë elementë të tjerë të ardhur nga Serbia, por edhe elementë të tjerë të natyrës Wagner të Rusisë dhe nga ndërlidhja e kësaj ngjarje.

Sigurisht që ngjarja kompromenton Serbinë dhe vetë serbët. Qëndrimet e Vuçiç ishin në një farë mënyre kompromentim i vendimeve të tij.

U mundua që dhe terroristët e vrarë ti trajtonte si viktima dhe nga ana tjetër godiste edhe KFOR, se këtu pritshmëria e grupit të armatosur prisnin që të mos vepronte policia por KFOR.

KFOR qartazi tha se ne do ndërhyjmë nëse do jetë e nevojshme, por trajtimin e ngjarjes e ka kompetencë Policia e Kosovës, por në këtë rast qëndrimi i tyre do të jetë tejet parimore.

Nëse në investifikim e situatës dhe elementëve të kësaj strukture, do të vihen re dhe elementë të strukturës ushtarake KFOR duhet të ndërhyjë dhe vetë.

Është një akt terrorist brenda territorit të Kosovës. Integriteti territorial është garanci e KFOR. Ngjarja e kompromenton shumë pozicionin e Serbisë.

Dialogu Serbi-Kosovë nuk po ecën, të dyja vendet negociatore nuk kanë shumë interes për marrëveshje, pasi mendoj se në një farë mënyre do të kishin pasoja në vota, sidomos në këto lloj konjukturash ku palët janë të detyruar të lëshojnë.

Kishat janë kthyer në baza të terrorizmit serb në Kosovë.

Vuçiç po të pranojë njohjen do të humbasë pushtetin. Deklarata e Ramës ishte më se korrekt. Shpesh Kurti ka qenë në pozitë të vështirë për shkak të presioneve ndërkombëtare.

Rama ofroi një projekt-marrëveshje për gjetjen e zgjidhjes dhe ia bëri autostradë Albin Kurtit për të dalë nga pozicioni ku ishte.

I dha mundësinë të justifikohej plotësisht për të kaluar nga një pozicion i ngrirë në një pozicion më fleksibël. Rama kërkon një konferencë ndërkombëtare.

Ka thënë të futen atje dhe të mos dalin pa mbyllur marrëveshjen përfundimtare. Skema dhe marrëveshja e zgjidhjes është ajo.

Ne duhet të dalim nga emocionet dhe situata e rëndë që krijon një ngjarje e caktuar.

Nuk është e lehtë por duhet të mendojmë për më tej dhe është në detyrën e politikanëve vizionarë që ta kapërcejnë këtë gjë.

Kosova sot është në ditë zie në nderim të policit Afrim Bunjaku i cili u vra të dielën e 24 shtatorit gjatë përleshjeve me një grup prej 30 personash të armatosur në veri të Kosovës, në fshatin Banjskë të Zveçanit e banuar me shumicë serbe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy