Zyra e OKB-së për Shërbimet e Mbikëqyrjes së Brendshme (OIOS) thotë se nëntë anëtarë të stafit të UNRWA-së “mund të kenë qenë të përfshirë” në sulmin e 7 tetorit, duke shtuar se ata janë pushuar nga puna.
"Për nëntë persona, provat ishin të mjaftueshme për të arritur në përfundimin se ata mund të kenë qenë të përfshirë në sulmet e shtatë tetorit," tha zëvendës zëdhënësi Farhan Haq.
Hetimi u krye nga Zyra e Shërbimeve të Mbikëqyrjes së Brendshme (OIOS) me pretendimet se 19 anëtarë të stafit të UNRWA -s ishin të përfshirë në sulmet e 7 tetorit në Izrael.
Raporti është konfidencial dhe nuk do të bëhet publik, sipas Zyrës së Zëdhënësit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres.
Ambasadori i Izraelit në OKB, Gilad Erdan e quajti hetimin një "turp" dhe "shumë vonë", në përgjigje të rezultatit të hetimit.
"Hetimi ka injoruar mijëra punonjës të agjencisë të përfshirë në terrorizmin e Hamasit dhe shtrirjen e përfshirjes së tyre. Izraeli i ka dhënë OKB-së detaje të sakta të mbi njëqind punonjësve të UNRWA-s që janë anëtarë të organizatës terroriste Hamas," tha Erdan në një deklaratë.
Më pas ai i bëri thirrje Lazzarinit që të jepte dorëheqjen dhe që UNRWA të mbyllej, ta shpallë atë një organizatë terroriste dhe të dëbojë liderët e saj nga shteti.



