Një shqiptar dhe 5 italianë janë arrestuar, pasi i kanë marrë 1 mijë euro një 30-vjeçari nga Bregu i Fildishtë, duke e kërcënuar herë pas here. Policia italiane publikoi fotot dhe identitetet e tyre, ndërsa në video shfaqen edhe 5 pistoletat dhe sende të tjera që ata përdornin.



