Qytetet australiane po pushtohen nga miliona minj. Tani autoritete kanë një plan për t'i dhënë fund kësaj epidemie. Zëvendëskryeministri i Australisë bëri të ditur, se ekzistonte një plan për të helmuar minjtë, që kishin pushtuar pjesën më të madhe të qyteteve.
Minjtë kanë rrënuar fusha dhe kanë infektuar shtëpi në lindje të Australisë për muaj me rradhë, duke dëmtuar të mbjellat dhe makineritë, e duke shkaktuar dëme me vlerë prej miliona dollarësh. Me ardhjen e dimrit minjtë madje po përpiqen të kërkojnë strehim brenda shtëpive.
Të enjten u bë e ditur se autoritet blenë 5000 litra të helmit më të fortë për asgjësimin e minjve, një helm aq i fortë sa vret me një dozë. Shumë persona kanë shprehur pakënaqësinë e tyre në lidhje me këtë lajm, pasi ata janë të shqetësuar se helmi do të infektojë të mbjellat dhe do të vrasë kafshët e egra lokale./CNN/



