Dua Lipa gazetare, sot interviston kryebashkiakun e Prishtinës

Dua Lipa gazetare, sot interviston kryebashkiakun e Prishtinës

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, do të realizojë sonte në mbrëmje një intervistë me kryetarin e bashkisë së Prishtinës, Shpend Ahmetin.

Intervista pritet të mbahet në platformën online duke filluar nga ora 21:00, në Facebook Live, ndërsa Dua u ka kërkuar fansave të saj që të bëjnë pyetjet e tyre për kryetarit të kryeqytetit të Kosovës.

Postimi i plotë i Dua Lipës.

Dëshiroj ta falenderoj shumë kryetarin e qytetit tonë, Prishtinës, z. Shpend Ahmeti (@shpend34) për punën e pandalshme dhe kujdesin ndaj qytetarëve në luftën kundër COVID-19.

Ka qenë tejet mbresëlënëse me e pa bashkëpunimin e madh të komunës dhe qytetarëve, dhe masat të cilat secili prej jush i keni ndërmarrë për parandalimin e përhapjes së virusit.

Të dielen do ta intervistojmë Kryetarin me PYETJET e JUAJA.

Pyete Kryetarin, duke dërguar pyetjet në info@republika.tv, ndërsa unë do t’ia përcjelli ato gjatë intervistës që do ta kemi bashkë, këtë të diel në orën 21:00PM CET.

Ju dua shumë. Kujdesuni për veten dhe njëri-tjetrin. Shihemi të dielen mbrëma’, shkruan këngëtarja që sot do të jetë në rolin e moderatores.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy