
Analisti Ben Andoni ka qenë i ftuar ditën e sotme në studion e lajmeve në MCN TV për të folur për presidentin e ri dhe gjuhën e Ramës në Parlament. I pyetur për sjelljen e Ramës në Parlament ditën e sotme, Andoni tha se regulloret nuk respektohen dhe gjuha e përdorur nga kryeministri është pjesë e edukatës së tij për të intimiduar kundërshtarin e tij.
Rregulloret nuk respekohem. Tek PS e ka uzurpuar Rama, është gati ngjitëse, sepse tani e përdorin në masë. Ramën nuk do e kthejë dikush, është pjesë e edukimit të tij, për të intimiduar kundërshtrin e tij. Opozita peshkohet shpesh nga Rama dhe i përgjigjet me të njëjtën retorikë.
Të dyja palëve i mungon argumenti, i mungon përballja me gjërat kryesore.
Përsa i përket zgjedhjes së Presidentit të Ri, Andoni tha se Rama i ka ndryshuar shpesh identikitin e Kryetarit të ri shtetit dhe theksoi se procesi është qesharak.
Vështirësia e Alibeaj është e madhe dhe do vështirësohet të shtunën. Me numrat që ka parlamenti janë vetëm 5 kandidatura. LSI është pikën më të ulët për shkakt të rezultateve, , përçarja e PD është evidente. Ajo që po prezanton PS de juro është në rregull. Përsa i përket formës është shumë e mirë. Për cilësine e procesit është qesharak, ka prodhuar emra pa fund. Rama e ka ndryshuar identikitin. E largoi kandidaturën nga parlamenti, është më afër ushtrisë, botës akademike.
I pyetur për një koment për krizën në Partinë Demokratike, Andoni tha se të paktën kjo parti duhët të lërë mënjanë çështjen e gjyqsorit.
Pa u zgjidhur kriza e brendshme ku të gjithë duan të jenë kryetar. Topalli ka qenë ndër figurat që ka apeluar kundër Bashës, nuk është marrë parasysh nga Berisha. Edhe ndryshimet që ndodhin në Kuvend do të shkojnë për tu certifikuar. Në gjyq ankimi i Alibeajt, do jenë ndryshimet e reja. Është një kakofoni. Nëse PD ka respekt për publikun duhet t’i kthehet bazës, duhet të largojnë çështjen e gjyqësorit. Po zvogëlohet viti për zgjedhjet lokale.



