Mirditori i dehur i ndërpret fjalën Ramës, kryeministri: Ai është komplet… ka ardhur nga çadra (VIDEO)

Mirditori i dehur i ndërpret fjalën Ramës, kryeministri: Ai është komplet… ka ardhur nga çadra (VIDEO)

Në një takim me të rinjtë nga Laçi, një person i ka kërkuar fjalën kryeministrit Edi Rama, por ky i fundit nuk e ka lejuar të flasë pasi ka kuptuar se personi ishte në gjendje të dehur.

‘Ti nuk ke të drejtë fjale se je mbi moshë këtu. Kush është këtu që po më kërkon. Je mbi moshë. Po, je mbi moshë tani çfarë të them unë. Me lër të flas. A do më lësh të flas, e thash pra je mbi moshë. Unë sa të pashë kuptova që je mbi moshë. Më lërë të flas unë tani.

Të lutem tani, të lutem se paske ardhur nën ndikimin e lëndëve helmuese luftarake. Paske ardhur këtu qenke komplet… Jepni pak ujë se i është tharë goja. Të lutem, pot ë lutem pra tani se kemi ardhur të bëjmë takim me të rinjtë. Po prit ore se je mbi moshë tani , je mbi moshë more zotëri. Kemi ardhur në takim me rininë këtu. Nuk ke të drejtë të fjale këtu. Të lutem, jo. Jo mor vëlla.

O Tur hajde mo hajde leje, leje, jepeni një shishe ujë se iu tha buza. Ai është komplet… ka ardhur nga çadra. Po lerë mo mitingun në miting le të shkojë sa të dojë ati. Po ca ke ti pse çohesh, pse shqetësohesh?  Ne këtu jemi, tani unë të thashë: “Demokratët i shpëtuam, por nuk i shëruam”, tha Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy