Amnistia fiskale, Haxhi: Projektligji të ndalojë transferimin e aseteve që vijnë nga jashtë (VIDEO)

Amnistia fiskale, Haxhi: Projektligji të ndalojë transferimin e aseteve që vijnë nga jashtë (VIDEO)

Ish-zv/ministri i Financave Elton Haxhi në një lidhe skype me studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar mbi draftin e amnistisë fiskale për të cilin është shprehur se ky projektligj duhet të ndalojë trasferimin e aseteve që vijnë nga jashtë.

Ai tha ndër të tjera se garancia që ep qeveria është rregullmi i hapësirave dhe se projektligji duhet të japë më tepër siguri për deklaruesit, ndërsa theksoi se toleranca duhet të jetë zero.

Nga një analizë që kam bërë për këtë projektligj ka disa çështje që duhen adresuar për përmirësim të këtij ligji në aspektin e sigurisë që jep për organet ligjzbatuese që jep ne garantimin për pastrim parash ose në zbatim të legjislacionit fiskal pasi ky projektiligj në këtë version të paraqitur krijon mundësi që vepra penale në vende të tjera të gjejnë amnisti në vendin tonë. Duke i dhënë hapësirë një shtetasi shqiptar që ushtron aktivitet në një shtet tjetër për të pastruar paratë apo legalizuar para të padeklaruara në atë shtet kjo krijon një precedent të rrezikshëm për marrëdhëniet ndërkombëtare pasi këto vepra duke u kryer në një shtet tjetër duhet amnistuar po në atë shtet dhe kjo rregullohet duke mos transferuar para kesh të padeklaruara. Dhe praktika e amnistive të tjera që është ndjekur është që vërtet ato amnistojë pasuri të ardhura nga jashtë ama këto pasuri janë të deklaruara nëpër shtete. Një shtet amniston një vepër penale apo evazion fiskal i cili duhet të ishte deklaruar në vendin e tij.

Më tej a tha se Qeveria duhet të rregullojë hapësirat që ka lënë ky projektligj dhe duhet të shprehet qartë që zbatimi i ligjit për ndalimin e parave të terrorizmit vazhdon të prevalojë mbi këtë projektligj dhe kjo mungon duke krijuar një boshllëk goxha të rrezikshëm.

Nga ana tjetër duhet të japë disa siguri dhe për deklaruesit dhe në gjykimin tim ka elementë që krijon pasiguri tek deklaruesit duke bërë të hezitojnë të deklarojnë pasuri duke menduar pasojat që vijnë pas deklarimit.  Duhet të ketë rezultate konkrete në luftën kundër informalitetit jo vetëm te bizneset. Dhe duke dhënë rezultate konkrete dhe shembuj të qartë se toleranca është zero dhe zbatimi i ligjit do jetë në maksimum që efektet të jenë maksimale në pasuritë e deklaruara.

I pyetur se si mundet përveç të tjerave që qeveria shqiptare të bëjë amnisti fiskalë për emigrantët, të cilët ato para i kane vënë jashtë ekonomisë shqiptare, Haxhi tha se emigrantët nuk mund të amnistojnë pasuritë nëse nuk i kanë deklaruar.

Pikërisht kjo është ajo që po thoja. Vërtet interesi i qeverisë dhe indikatorët janë se burimi kryesor mund të vijë nga emigrantët, por që të mbyllen shtigjet për pastrim parash nëse ata janë të depozituara në një institucion financiar nuk mund ti amnistojnë. Nëse do amnistojnë para të emigrantëve ato duhet të kufizohen vetëm përmes institucioneve financiare. Emigrantët nuk mund të amnistojnë pasuritë nëse nuk i kanë deklaruar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy