
Ndërsa ministrat dhe liderët e Evropës dhe botës i cilësojnë zgjedhjet ruse si të parregullta, dhe ndërsa Vladimir Putin feston një tjetër rezultat plebishitar, nuk mungojnë urimet për “fitoren e jashtëzakonshme” dhe “pjesëmarrjen demokratike” në votimin për presidentin ruse i cili mori 87% të votave.
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un e uroi Vladimir Putinin për rizgjedhjen e tij në presidencën ruse, raporton Tass, duke cituar agjencinë e lajmeve KCNA të Phenianit, sipas së cilës ambasadori i Koresë së Veriut në Moskë do i dërgoi mesazhin e urimit të Kim, ministrisë së Jashtme Ruse.
Në luftën kundër Ukrainës, Rusia mund të llogarisë në furnizime masive nga Koreja e Veriut, siç e ka denoncuar Koreja e Jugut.
Urime Putinit për fitoren e “jashtëzakonshme” vijnë edhe nga presidenti venezuelian.
Nicolas Maduro i dërgoi urimet e tij popullit rus dhe presidentit Vladimir Putin për fitoren e tij të jashtëzakonshme pas “një procesi zgjedhor të patëmetë, i cili në tre ditët e fundit pa pjesëmarrjen demokratike në një mënyrë shembullore”.
Urime të sinqerta për Vladimir Putinin për rizgjedhjen e tij, një rezultat që është një shenjë e qartë e njohjes së administratës së tij nga populli rus.
Kështu shkroi në X presidenti kuban Miguel Diaz Canel, i cili më pas siguroi se:
Ne do të vazhdojmë të forcojmë lidhjet midis Kubës dhe Rusisë, në sektorët e identifikuar për mirëqenien e popujve tanë.
Urime vijnë edhe nga Pekini, i cili thotë se ka besim në një forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Lin Jian tha:
Kina shpreh urimet e saj për fitoren e Putinit. Ne kemi besim se nën udhëheqjen strategjike të presidentit Xi Jinping dhe presidentit Putin, marrëdhëniet ruso-kineze do të vazhdojnë të zhvillohen.



