Malltezi: Butrinti po kafshohet për resorte. Zonat e mbrojtura po keqpërdoren sipas thesit me para që i shkon Ramës

Malltezi: Butrinti po kafshohet për resorte. Zonat e mbrojtura po keqpërdoren sipas thesit me para që i shkon Ramës

Eksperti i Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi, ngre pikëpyetje se pse menaxhimi i parkut të Butrintit duhet ti jepet me PPP dikujt tjetër, konkretisht Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.

Për MCN Economy, ai foli për paqartësi, duke nënvizuar se ndodhemi në kushtet e një konflikti interesi të pastër.

Ai burim financiar që ka ndryshuar ligjin, po merr një të mirë sipas ligjit. Ky fondacion nuk kishte tagër, është fondacion financiar.

Ka një gjë tjetër interesante, më thoni një PPP të kësaj qeverie e cila është e suksesshme? Pse do ishte e nevojshme? Ne kemi ARMO-n. ARMO shkoi për skrap! Kryeministri ka gënjyer disa herë dhe në fund fare e çoi për skrap. Kjo është vetëm vjedhje.

Me PPP po menaxhohet vetëm zona A3. Pse u dashka ndarë kjo? Po zonat e tjera janë të pavlefshme? Ka tepër pikëpyetje. Kjo vjen pasi iu kafshua 800 hektarë këtij parku, e kafshuan për të bërë resorte.

Nuk është resort turistik, janë thjesht vila të dy qeveritarëve. Është folur vëllai i deputetit Gjiknuri. Në Butrint nuk po ndodh një përqasje e integruar.

Këtu nuk po menaxhohet mjedisi, këtu hajde të vjedhim, hajde krijojmë dhe fondacionin. Nuk kemi një qasje të integruar, do të duhej të ishin bashkë. Duhej menaxhuar ministria e Ekonomisë, Turizmit, Kulturës. Hajde ti përfshijmë të gjithë, jo këtë e kafshon ky dhe këtë tjetri.

Malltezi shtoi se parku i Butrintit ka histori të hershme, duke u ndalur te drejtori i parë i parkut Auron Tare, për të cilin tha se, vuri rregull sa i takon gjuetisë në park, më pas Ylli Cerova që bëri menaxhim dhe në vijim Rajmond Kola, për të cilin tha se është ekspert i apasionuar pas natyrës dhe që realizoi biletarinë elektronike, por se pati një problem pasi drejtoria nuk përdorte dot fondin.

Butrinti ka 2 milionë euro në gjendje dhe nuk i ka financuar. Hajde t’ia japim fondacionit. Por fondacioni ka paratë e veta, le ti sjellë këtu.

Në vitin 2010 filloi plani për menaxhimin e Butrintit, me ekspertë shumë të mirë, secili mund të jepte kontributin e vetë. Me qeverinë e re nuk u miratua ai plan dhe po nxirren plane të reja të menaxhimin. Në atë plan duhet të ishin të gjitha palët bashkë.

Turizmi është industri, ka impakt në mjedis. Kemi një resurs, ai resurs është unik, ndaj duhet konservim i Butrintit. Gjithë Kepi i Sillos shkon për klientët e Edi Ramës. Zonat e mbrojtura po keqpërdoren sipas interesave të klientëve të qeverisë, sipas thesit me para që i shkon Edi Ramës në shtëpi. Në zonën e mbrojtur të Nartës, Rama i ka dhënë për shpim për naftë kompanisë së George Soros.

Ne nuk kemi prokurori dhe shtet ligjor! Kishte për të shpuar në det, por për të mos shpenzuar shumë, i dhanë leje të shponte në Nartë. Janë shkelje ulëritëse, çdo gjë e bëjnë me ligj. Ligji është i lig! Brenda zonës së mbrojtur është hequr një shirit.

Flamingot janë parë në vitet e fundit në tentativë për të krijuar folenizim. Është shumë e rëndë, ky ka hequr një fashë dhe thotë se nuk është zonë e mbrojtur. Por e gjitha është zonë e mbrojtur. Si u hiqkan zonat e mbrojtura? Pse shpallen zonat e mbrojtura? Se kanë interes për botën e gjallë. Ti e heq nga zona e mbrojtur se të ngopin xhepin.

Kepi i Sillos është një llokmë shumë e madhe që po mendohet të bëhen vila dhe resorte. Ne i shpallim zona të mbrojtura, qeveria për interesa i shpall zona të mbrojtura.

Ndër të tjera shtoi se ka qenë një proces për ti shpallur zona të mbrojtura dhe se janë diskutuar cilat zona duhet të jenë, pasi duhet të ketë habitat për specien, qoftë për riprodhimin, ushqimin, strehimin dhe se nëse i heq këto zona mund të heqësh folenizimin dhe zhduk habitatin.

Malltezi deklaroi se te zona A3 e Butrintit është futur një hotel, për të cilin tha se është një industri që nxjerr ujëra të zeza dhe mbetje urbane, teksa në Kepin e Sillos po mendohet që të nxirren restorante.

Ai tha se edhe te inceneratorët para shqiptare ishte por e cilësoi si “hajnia më e madhe në këtë vend”, duke nënvizuar nuk është argument se fondacioni po i shpenzoj paratë në Shqipëri.

Lidhur me prezantimin e projektit Malltezi tha se lë shije të keqe, fakti që nuk u bë publik dhe nëse modelet e mira do ishin nga më të mirat do ishin bërë publike.

Sipas tij, Rama po nxjerr qindra hektarë duke i kërcënuar pronarët me shpronësim për interes publik.

Ai cilësoi si zgjidhje zbatimin e shtetit ligjor dhe heqjen dorë nga ligjet që bien erë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy