Ndodh që takimi i parë mes një mashkulli dhe një femre të përfundojë në krevat. Disa e shohin këtë si një “dorëzim të shpejtë”, ndërsa për të tjerë është diçka normale. Kjo ndryshon në varësi të kulturave në vende të ndryshme. Një sondazh i kryer nga Victoria Milan, një faqe takimesh për persona të martuar apo të fejuar, ka zbuluar se cilat janë vendet ku marrëdhëniet seksuale konsumohen që në takimin e parë.
Pasi janë analizuar të dhënat e 5650 femrave nga vende të ndryshme, rezultatet janë të qarta: francezet, danezet dhe norvegjezet janë femrat që nuk e kanë problem të flenë me një burrë që në takimin e parë, pavarësisht se njihen shumë pak.
Në të tre këto raste rezulton se ato nuk e kanë marrë një vendim të tillë para se të dilnin, por kanë vendosur në bazë të kënaqësisë që kanë marrë nga takimi.
Më pas në listë vijnë Vendet e Ulëta, SHBA-të dhe Belgjika. Ndërsa femrat që nuk dorëzohen lehtë janë polaket, që në vetëm 12 % të rasteve përfundojnë në krevatin e burrit me të cilin dalin për herë të parë.



