Mbytet një 71-vjeçare nga Kosova në plazhin e Shëngjinit, deri tani 6 viktima nga sezonin veror

Mbytet një 71-vjeçare nga Kosova në plazhin e Shëngjinit, deri tani 6 viktima nga sezonin veror

Një 71-vjeçare nga Kosova ka ndërruar jetë pasditën e sotme teksa lahej në det në plazhin e Shëngjinit. Sipas policisë pushuesja 71-vjeçare me inicialet Sh. L ishte nga Podujeva, ndërsa kishte ardhur në Shqipëri për sezonin e verës.

Fatkeqësisht me 71-vjeçaren shkon në gjashtë numri i pushuesve që ndërrojnë jetë këtë sezon veror në plazhet e Shqipërisë. Pesë ditë më parë një 34-vjeçar ndërroi jetë teksa lahej në Shëngjin, ndërsa ngjarjen e pa nga bregu vëllai i tij, por edhe shoku që pavarësisht tentativës nuk mundi ta shpëtonte.

Ndërkohë tre ditë më parë u mbyt një 60-vjeçare në plazhin e Durrësit, ndërsa gjithashtu të njëjtin fat të keq patën tre pushues nga Kosova. Një 75-vjeçar në plazhin e Shëngjinit, një 73-vjeçar te Shkëmbi i Kavajës dhe një 60-vjeçar në Durës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy