
Sot është dita e fundit e panairit e klik ekspo group ku fokusi kryesor sot kanë startup.
Lidhur me këtë gazetari Sebastian Zonja nga ambientet e panairit ka realizuar një intervistë me Romina Koto zv. rektore në Universitetin e Bujqësor të Tiranës dhe Alekta Grepcka, drejtoresha e projekteve në këtë universitet.
Gjatë fjalës së saj Koto i ka drejtuar një ftesë bizneseve që të bashkëpunojnë me universitetet që të përfshijnë studentët pasi diçka e tillë është në përfitim të tyre.
Ne prej disa vitesh kemi nisur lidhjen e ngushtë të universiteteve me bizneset dhe ky panair është një lidhje e fortë mes tyre. Sa i përket pjesës së startup ka një rol të rëndësishëm në universitete pasi tashmë jemi pjesë e dixhitalizimit dhe kush më mirë se të rinjtë do çojnë në zhvillimin e këtyre projekteve. Ky universitet në bashkëpunim me Italinë ka krijuar pafund ide inovatore në fushën për të pasur ide dhe praktika të realizuara.
Interesi i starup ka qenë në rritje graduale aty ku ato kanë pasur fitbek. Kemi pasur startup të ndryshëm me studentë të veterinarisë, pjesë tjetër ka qenë ushqimi, shitja dixhitale, dhe interesi i studentëve vjen duke u rritur por duhet akoma punë.
Për raste konkrete ftoj bizneset që të bashkëpunojnë me universitete për përfshirjen e studentëve brenda ambienteve të tyre për ti çuar më tej këto ide.
Bizneset sot i janë afruar universiteteve kryesisht dhe për ofrimin e shërbimeve si analiza laboratorike, analiza të gamës ushqimore, të tokës, së ujit. Një bashkëpunim tjetër janë projektet për ide inovatore dhe bashkëpunimi ku përfitimi i shkon drejtpërdrejt biznesit.
Ndërsa nga ana e saj Grepcka tha se panairi ofron mundësi që biznesi fitues të bashkëpunojë me një kompani italiane për të zhvilluar më tej idenë e tij.
Startup i ofron një mundësi të gjitha kompanive që kanë ide novatore. Në fakt programi përfshin 8 vende ku është futur dhe Shqipëria. Nga universiteti bujqësor u ofruan kompani me ide novatore dhe 7 prej tyre u përzgjodhën si më të suksesshme. Më shumë u fokusuam te ideja, skicimi për të kërkuar dhe ide zhvillimi te investitorët. Fituesi do bashkëpunojë me një kompani italiane për të zhvilluar më tej idenë e tij.
Idetë ishin të shumta dhe vlen të përmendet Lili Garden e krijuar nga dy motra dhe të dyja bashkë krijuan këtë kompani që promovonin produktet bujqësore që kërkon dhe ndërtimin e një platforme për të ndërgjegjësuar publikun për një ushqim të shëndetshëm dhe bio.
Një tjetër është ideja e ndërtimit të disa shtëpive me kosto të ulët, tjetra është ku përmes ndërtimit të një kolektori mund të trajtohen të gjithë ata persona që kanë alergji nga pickimi i bletës.
Pra idetë janë të shumta, përfitojmë mundësinë që ne shpallëm një fitues, por dhe kompanitë që nuk u shpallën fitues të mund të kenë mundësi për ti zhvilluar këto ide të tyre inovatore.
Ky program ofroi bashkëpunimin të gjerë se bizneset shqiptare. Tashmë jemi në situatën e një globalizmi të gjerë dhe idetë inovatore s’duhet të mbeten vetëm brenda vendit. Universiteti ynë krijon mundësinë që shumë ide mund të zhvillohen dhe brenda ambienteve tona.
Ne po shkojmë sot drejt dixhitalizimit. Bizneset i kanë përmirësuar infrastrukturat e tyre dhe ndërtimi i platformave online është bërë domosdoshmëri dhe shpresojmë se idetë inovatore të jenë sa më prezente në tregun këtu dhe jashtë.



