“Tri postet që kërkon Meta për të zgjidhur ngërçin"

“Tri postet që kërkon Meta për të zgjidhur ngërçin"

Ndërsa mes aleatëve kryesorë në qeverisje vijojnë deklaratat dhe takimet intensive, avokati Spartak Ngjela thotë se kreu i LSI-së i ka kërkuar kryeministrit Rama tre poste kyçe për të bërë të mundur rikthimin e opozitës në Kuvend.

“Sipas burimeve të mia, Meta kërkon ministrin e Brendshëm, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe Presidentin që opozita të dalë nga çadra dhe të rikthehet në Kuvend. Meta i ka thënë Ramës që nëse LSI merr këto poste, opozita del nga çadra”, ka thënë për “Panorama Online”. Megjithatë, Ngjela shton se  posti i ministrit të Brendshëm, është shumë i rëndësishëm dhe Rama nuk mund t’ia japë Metës pa u konsultuar më parë.

“Po a e di Meta që të marrë ministrin e Brendshëm, duhet të pyesë aleatët e mëdhenj, sidomos Uashingtonin?”, pyet Ngjela.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy