Takimi me Trump, Kim Jong un shkon në Singapor (VIDEO)

Takimi me Trump, Kim Jong un shkon në Singapor (VIDEO)

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong ka mbërritur i pari në samitin e Singaporit, një takim në të cilin ai shkon, sic u shpreh presidenti Trump, për të nxjerrë vendin e tij nga situata e Luftës së Ftohtë. Kim u përshëndet në aeroportin Changi të Singaporit nga ministri i Punëve të Jashtme të Singaporit, Vivian Balakrishnan. Ai mbërriti me një avion të linjës Air China, i shoqëruar nga zyrtari Kim Yong Chol, i cili dy javë më parë ishte në SHBA për t’i dhënë presidentit Trump letrën e udhëheqësit korean.

Këtë mbrëmje Kim jon Un është planifikuar për t'u takuar me kryeministrin e Singaporit Lee Hsien Loong, ky i fundit do të ketë një takim të veçantë me Trump të hënën.

Ndërkaq, Trump foli pozitivisht për takimin e tij të ardhshëm me Kim, megjthëse ai ishte i paqartë në detajet e asaj që ata mund të arrijnë në të vërtetë.

"Ndjej se Kim Jong kërkon të bëjë diçka të mrekullueshme për njerëzit e vendit të tij. Dhe ai e ka këtë mundësi, të cilën nuk do të mund ta ketë më përsëri" u shpreh Trump përpara se të niste samiti G7 në Kanada.

Burimet i thanë CNN-së se zyrtarët amerikanë kanë krijuar një plan të rezervë për një takim të mundshëm të dytë mes tyre ndërmjet 12 qershorit, nëse do të jetë e nevojshme, që udhëheqësit të mendohen para se të vendosin për temat e biseduara. Shpenzimet e Samitit shkojnë deri në 15 milionë dollarë.  Kryeministri i Singaporit Lee iu tha gazetarëve, se ky "Është kontributi ynë për një përpjekje ndërkombëtare, e cila është në interesin tonë të thellë". Ndërkaq, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo thotë se Koreja e Veriut është e përgatitur që të realizojë plotësisht de- nuklearizimin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy