
Në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, erdhi sot dashuria e veçantë e çiftit nga Deçani i Kosovës, të cilët sollën fillesat e lidhjes së tyre që në bankat e shkollës së mesme.
Arlindi dhe Ideali, për të vulosur dashurinë e tyre në fejesë, zgjodhën të realizojnë setin e tyre të fotove të fejesës pikërisht në bankat e shkollës së mesme, aty ku gjashtë vite më parë u njohën dhe u lidhën bashkë.
Ideali:
Në të dy jemi nga Deçani, por shkollën e mesme të Mjekësisë e kemi kryer në Gjakovë.
Ideja ishte e Arlindës që të bëjmë setin e fotove pikërisht në këto banka, aty ku u njohëm dhe ishim fillimisht shok të ngushtë dhe tashmë dashuria jonë ka rrënjë të thella.
Arlinda:
Në fillimet tona ne kemi qenë bashkë në shkollë, Ideali në drejtimin e Stomatologjisë, dhe unë në drejtimin e Mjekësisë së Përgjithshme. Por, ne kemi ndenjur tërë kohës bashkë.
Zgjedhja jonë për tu rikthyer për setin tonë të fotove pikërisht në këtë vend, ishte mjaft e këndshme.
Video jonë në TikTok mori 5 milionë klikime. Tashmë jemi të fejuar dhe jetojmë bashkë në Prishtinë.



