Kandidatët për deputetë Etilda Gjonaj, Blerina Gjylameti, Iliriana Kuçana dhe Frrok Gjini iu drejtuan me kërkesë zyrtare KQZ-së për t’i vënë në dispozicion pamjet filmike të procesit të numërimit të votave për partinë dhe kandidatin, në gjithë qendrat e numërimit në Tiranë.
Ndërkohë dje kryeministri Edi Rama u bëri thirrje kandidatëve të PS në 12 qarqet e vendit që të mbeten një skuadër deri në fund.
Kryesocialisti tha se nuk duhet që “përveç humbjes së garës, të humbasin edhe fytyrën”, me iniciativa personale të kërkimit të filmimeve të numërimit të votave nga KQZ, duke ngritur dyshime rezultati i votave preferenciale, pas garës së brendshme në parti.



