Samiti i Planit të Rritjes/ Rama: Nuk po lutemi që të hyjmë në BE, po provojmë që jemi gati. Kos: Shtëpia juaj po ju pret

Samiti i Planit të Rritjes/ Rama: Nuk po lutemi që të hyjmë në BE, po provojmë që jemi gati. Kos: Shtëpia juaj po ju pret

Në tryezën e përbashkët mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos që po mbahet sot në Tiranë mbi planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt Tregut të Përbashkët Europian kryeministri Rama tha se rajoni nuk po lutet për të hyrë në BE, por po provon se është gati. 

 

Ballkani Perëndimor nuk po kërkon ndere, askush nuk po kërkon nder, apo thërret për t’u shpërblyer  me ëmbëlsira, gjithkush vjen me krenarinë për të ofruar vlerë dhe mund e djersë. Falë Zotit nuk duhet gjatë, ne nuk po lutemi për të hyrë në BE, nuk po kërkojmë lëmoshë por po provojmë se jemi gati, po japim rezultate. Sa i takon pjesës së konvergjencës, Evropa bëhet më e fortë nëse BP është stanjacion, atëherë Evropa bëhet më e dobët.

 

Komisionerja e BE, Marta Kos dhe se Evropa po e pret Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor. 

 

Shtëpia juaj po ju pret. Ju jeni pjesë e Evropës dhe tani duhet ta bëjmë këtë edhe në formën institucionale.

 

Sot kemi ardhur këtu për të bërë vlerësim të ecurisë, për të parë se çfarë ka ecur mirë me Planin e  Rritjes, kemi mbushur 2 vjet që nga fillimi i zbatimit të rritjes për BP. Është momenti për të bashkëbiseduar, kemi mjaft për të festuar. 2 nga 6 vendet e rajonit ende nuk kanë vazhduar të miratojnë reformat. Dy performuesit më të mirë kanë miratuar rreth 50% të reformave të dakordësuara. Sa u përket fondeve, jemi ende nën 10% të shumës totale, totalja, 400 mln euro nga një paketë prej 6 mld euro që janë lënë mënjanë për rajonin, ne mund të bëjmë më shumë dhe duhet të bëjmë më shumë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy