Fitorja varet nga bashkëpunimi ynë.
Kështu tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në takimin e ministrave të Jashtëm evropianë në Kiev.
"Jam i sigurt se Ukraina dhe e gjithë bota e lirë janë të afta të fitojnë në këtë përballje, por fitorja jonë varet drejtpërdrejt nga bashkëpunimi ynë", tha Zelensky.
Më tej Zelensky tha se takimi i ministrave të jashtëm të BE-së në Kiev i shton Evropës forcë, lidership dhe iniciativë.
Udhëheqja aktive evropiane është thelbësore. Sa më shumë hapa të përbashkëta dhe parimore në mbrojtje, diplomaci, ekonomi dhe sanksione të bëjmë së bashku, aq më shpejt do të përfundojë lufta



