Kuba miraton vaksina të reja kundër Covid-19

Kuba miraton vaksina të reja kundër Covid-19

Pandemia e Covid-19 po vazhdon të rrisë aktivitetin në të gjithë globin ndërsa rastet rriten në shumë vende.

ADuke marrë shkas nga situate autoriteti rregullator i barnave në Kubë ka miratuar përdorimin e dy vaksinave të reja vendase: Soberana 2 dhe Soberana Plus. Thuhet se të dy vaksinat janë mbi 90% efektive, por kritikët thonë se të dhënat ende nuk janë verifikuar ndërkombëtarisht në asnjë revistë mjekësore të rishikuar.

Kanë qenë 210.9 milionë raste në të gjithë botën dhe 4.4 milionë vdekje të raportuara zyrtarisht, sipas Universitetit Johns Hopkins, megjithëse numri mund të jetë shumë më i lartë.

Për shkak të situatës shumë vende të botës kanë rikthyer masat kundër Covid, gjë që në shumë vende ka shkaktuar protesta.

Policia në Sidnei ka arrestuar mbi 40 persona gjatë protestave kundër bllokimit.

Mbi 200 persona u arrestuan gjithashtu në një protestë shumë më të madhe kundër bllokimit në Melburn. Vetëm 30% e australianëve janë vaksinuar plotësisht deri më tani.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy