Kohët e fundit janë dëgjuar versione të ndryshme mbi përdorimin ose jo të maskave mbrojtëse, por zëdhënësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë vazhdon të theksojë se ato duhen përdorur.
Përdorimi i maskës mbrojtëse është i nevojshëm dhe duhet të zbatohet nga të gjithë. Kështu është thënë nga zëdhënësi i OBSH-së David Nabarro në BBC.
"Koronavirusi nuk do të largohet. Ne nuk e dimë nëse njerëzit që e kanë pasur atë janë imunë ose kur do të kemi një vaksinë", shpjegoi ai.
"Pra, një lloj mbrojtjeje për fytyrën do të bëhet e detyrueshme, sigurisht vetëm për të siguruar njerëzit", theksoi ai.



