Shpërthimi në Elbasan i merr jetën një gruaje

Shpërthimi në Elbasan i merr jetën një gruaje

Shpërthimi i fuqishëm që tronditi mesditën e sotme një pallat në qytetin e Elbasanit ka shkaktuar një viktimë. Një 83-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e ngjarjes së rëndë, e cila shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale në ndërtesë.

 

Shpërthimi i cili dyshohet të jetë shkaktuar nga një bombol gazi, ndodhi në një apartament në lagjen “Beqir Dardha”, duke shkaktuar shembjen e mureve të banesës dhe dëmtimin e një pjese të shkallëve të pallatit.

 

Forca e shpërthimit ishte e madhe, ndërsa banorët e zonës kanë përjetuar momente paniku dhe frike. Disa prej tyre e përshkruan ngjarjen si një tronditje të jashtëzakonshme, që u shoqërua me dëme të rënda në strukturën e ndërtesës.

 

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit mbërritën forcat zjarrfikëse, policia dhe strukturat e emergjencës, të cilat nisën evakuimin e banorëve përmes mjeteve dhe shkallëve të emergjencës.

 

Humbja e jetës së 83-vjeçares e rëndon bilancin e kësaj ngjarjeje tragjike, ndërsa pritet që grupet hetimore të përcaktojnë shkaqet dhe rrethanat e sakta të shpërthimit.

 

Viktima thuhet se nuk ka qenë në apartamentin ku ka ndodhur aksidenti. Aktualisht raportohet për 10 persona të asfiksuar jashtë rrezikut për jetën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy