
Komisioneri për mbrojtjen ndaj diskriminimit, Rober Gajda, thotë se gjatë kohëve të fundit ka raste të shtuara të gjuhës së urrejtjes në rrjete sociale. Ai zhvilloi një takim në shkollën e mesme “Oso Kuka” në Shkodër, ndërsa vuri theksin në denoncimin e rasteve nga personat që bien pre e diskriminimit.



