Presidenti i Ukrainës Zelensky thotë se 41 persona janë vrarë në një sulm me raketa ruse në qytetin ukrainas të Poltavas.
180 të tjerë u plagosën, thotë presidenti ukrainas. Sipas raportit paraprak mbi ngjarjen dy raketa goditën një institucion arsimor dhe një spital, bën me dije Zelensky.
Burime të pakonfirmuara ruse pretendojnë se sulmi goditi një qendër trajnimi ushtarak.



