
Saxhi Sepheri është iraniani i cili është martuar me shqiptaren Arlinda Demaj Sepehri të cilët përmes një lidhje skype me “Zgjohu me MCN” kanë rrëfyer historinë e tyre të veçantë të dashurisë. Ata shprehen se janë njohur përmes miqve të tyre të përbashkët, një dashuri e cila ka nisur fillimisht si shoqëri.
E kam lexuar më përpara në libra se çfarë bënte dashuria kur kishe ndjenja për dikë, por tani e kam të provuar. Ai ka pasur dëshirën vetë për ta mësuar unë thjeshtë e kam ndihmuar. Jemi njohur rastësisht nga miq tanë të përbashkët ishte një vend ku shkonim gjithmonë dhe ata bënë të mundur që ne të takoheshim në të njëjtën kohë. Nuk ishim në dijeni të takimit. Fillimisht ka nisur një njohje shoqërore. Kemi pasur një pëlqim të madh për personalitetin e njeri tjetrit. Unë kam ardhur në Shqipëri në 2016 dhe isha pa punë dhe pa asgjë, isha duke parë për diçka në jetën time kur njoha dhe Ninën.
Më tej ai tregon se ka shumë fjalë shqip, persisht dhe anglisht që shpreh dashuri, dhe se kënga e parë që dëgjoi kur ende nuk kishte ardhur në Shqipëri ishte një këngë e bukur dhe fjalën e parë që mësoi në gjuhën shqipe ishte shqiptimi i fjalës Shqipëria.
Ishte shumë e vështirë shqiptimi i fjalës Shqipëria dhe fjala e dytë ishte në përgjithësi. Dhe unë dëgjova këngën ‘Shqipëria imeee, ja ku është’ dhe në bazë të kësaj kënge nisa të kompozoja diçka, sepse më pëlqeu shumë që në momentin e parë që e dëgjova dhe pastaj kuptova që ishte një këngë si himn.
I pyetur se si ndodhi të bëhej pjesë te festa : Kënga shqiptare” e Gjergj Lekës, Saxhi tha se ishte një moment shumë i bukur dhe jam shumë krenar që njoh Gjergj.
Duhet të falënderoj Gjergj Lekën që më dha mundësinë dhe më prezantoi përpara publikut. Orkestrimin e mundësoi Gjergj leka, ndërsa dedikimin ja kam bërë Ninës.



