
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, e quajti vjedhje idenë e Josep Borrell për të transferuar fondet e ngrira të Federatës Ruse në Ukrainë. Më herët, ministri i Jashtëm i BE-së, Josep Borrell, mbrojti përdorimin e arit të ngrirë rus dhe rezervave valutore për rindërtimin e Ukrainës.
“BE-ja nuk ka më politikën e saj të jashtme, ajo është plotësisht në përputhje me politikën e Shteteve të Bashkuara”, theksoi kreu i Ministrisë së Jashtme ruse, raportojnë mediat ruse.
Ai vuri re se veprime të tilla tashmë po bëhen zakon në Perëndim, njoftoi agjencia RIA Novosti. Lavrov përmendi si shembull situatën me ngrirjen e fondeve afgane, të cilën vendet perëndimore duan ta përdorin jo për nevojat e popullit të Afganistanit, por për qëllime jashtë tij.
Zëvendësi i Lavrov, Aleksandar Grushko, e quajti të paligjshëm propozimin e Borrelit, duke deklaruar se një veprim i tillë do të ndikonte në të gjithë sistemin financiar global dhe do t'u kushtonte shtrenjtë evropianëve. Pas fillimit të operacionit ushtarak rus në Ukrainë, Perëndimi rriti presionin ndaj Moskës dhe shumë vende njoftuan ngrirjen e pronave ruse.
Sipas ministrit të Financave, Anton Siluanov, bëhet fjalë për rreth 300 miliardë dollarë, sa gjysma e rezervave të arit dhe valutës. Rusia ka marrë kundërmasa dhe në mënyrë specifike ka ndaluar investitorët e huaj të tërheqin para nga sistemi i saj financiar.
Sipas disa vlerësimeve, ajo është më shumë se 500 miliardë dollarë. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell tha dje se Bashkimi Evropian duhet të konsiderojë sekuestrimin e rezervave valutore të ngrira ruse për të ndihmuar në pagesën e rindërtimit të Ukrainës pas luftës.
Ai tha në një intervistë me Financial Times se do të ishte logjike që BE-ja të bënte të njëjtën gjë që bënë Shtetet e Bashkuara me asetet e Bankës Qendrore afgane pas ardhjes së talebanëve në pushtet, raporton Reuters.



