Përkeqësohet situata në Poloni, qeveria vendos karantinë tre javore

Përkeqësohet situata në Poloni, qeveria vendos karantinë tre javore

Rritja e rasteve të reja dhe vdekjeve për shkak të koronavirusit ka detyruar Poloninë të rikthejë një karantinë e cila do të zgjasë për tre javë. Sipas autoriteteve nga e shtuna, hotelet, qendrat tregtare, objektet kulturore dhe sportive do të mbyllen për të gjithë vendin.

Adam Niedzielski, ministër i Shëndetësisë, u kërkoi polakëve që kush mundet të punojë nga shtëpia. 

Polonia shkoi në këtë vendim ekstrem për shkak të përhapjes së varianteve të reja të koronavirusit që erdhën nga jugu i Anglisë. Këtë të mërkurë Polonia regjistroi numrin më të lartë të infeksioneve me Covid, gjithashtu edhe numri i pacientëve në kujdes intensiv vijon të jetë i lartë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy