
Shembja e rrugës vijon të mbajë të bllokuar prej 5 ditësh aksin kombëtar Librazhd–Prrenjas. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur demontimin e urës së dëmtuar dhe ndryshimin e rrjedhës së Shkumbit, ku do të nisë dhe ndërtimi i një rruge provizore buzë lumit, si një zgjidhje e përkohshme për qarkullimin e automjeteve.



