
Kreu i Shqipëria bëhet, Adriatik Lapaj, shpjegoi në emisionin Të Paekspozuarit mënyrën e financimit të fushatës. Lapaj tha se ka të kanalizuara në banka të gjitha lëvizjet e fondeve.
Ka pasur dy nivele angazhimi. Deri 2024 kemi qenë organizatë. Pasi u bëmë paeti politike. Jemi financuar me donacionet e mbështetësve. I kemi me fatura banke. Kandisatët kanë paguar shpenzimet. Kemi logjistikën tonë. Në aktivitete të mëdha morëm me qera. Sa i takon diasporës nuk kemi shkuar pa na siguruar sallën. Të gjitha me fatura në KQZ.
Lapaj tha se vota e diasporës është manipuluar.
Basti im ka qenë diaspora. Morëm rezultat dy herë më tl madh sesa prisnim. Kam shumë rezerva po nuk kam fakte. Pse na ndodh ne kjo? Kane futur duart. Morëm diku te 16 mijë vota. Diasporën e manipuloi Rama. Prokuroria të marrë fletët e DHL.



