
Moti gjatë fundjavës pritet të jetë relativisht i ngrohtë, dhe më temperatura që do të shkojnë deri në 15 shkurt.
Ky është parashikimi që sjell për shikuesit e “MCN live”, meteorologjia Anira Gjoni nga IGJEUM.
Sipas saj nga dita e hënë, me 5 shkrut, priten rritje graduale te temperaturave, me 2°C
Fundjava pritet të jetë e njëjte me kushte atmosferike, me një mot të kthjellët të alternuara me vranësira.
Temperaturat në mesdite priten rritje prej 2°Csa i takon ditës së nesërme dhe të dielën.
Kurse nga jave tjetër, më 5 shkurt, do të ketë edhe ngritje minimale të temperaturave, në zonat malore kalojnë në 0°C dhe jo në vlera negative.
Temperaturat maksimale të ditës përgjatë fundjavës do të shkojnë deri në 15 °C, që do të thotë se do të thotë se edhe temperaturat minimale do të ngritën pasi kanë qenë të ulta.
Edhe gjatë kësaj fundjave, do të vijojnë intervalet e gjata me diell, ku më të dukshme do të jenë në Ultësirën Perëndimore gjatë paraditeve ndërsa pasditeve sjellin kalime të vranësirave, më të fokusuara në zonat malore por nuk priten reshje.
Sa i përket temperaturave të ajrit, në orët e para të mëngjesit, zonat malore do të regjistrojnë 0 apo 1 gradë ndërsa në Ultësirën Perëndimore, nga 5 deri në 9 gradë.
Ndërsa 10 ditëshi i dytë të sjelli ndryshim të tablos termike dhe kushteve të motit. Do të kemi prezente reshjet e shiut në ultësitën perëndimore, ndërsa në zonat malore do të ketë reshje dëbore. Por nuk bëhet fjalë për sasi që sjellin problematika.



