Vatikani rregulla të reja për shqyrtimin e ngjarjeve të mbinatyrshme

Vatikani rregulla të reja për shqyrtimin e ngjarjeve të mbinatyrshme

Fenomenet paranormale kanë tërhequr për një kohë të gjatë kuriozitet nga njerëz të ndryshëm anekënd botës. Shpjegimet kanë qenë kurdoherë shkencore apo fetare. Kisha Katolike ka shumë histori besimtarësh që pretendojnë se kanë pasur vizione të Virgjëreshës Mari, të statujave që supozohet se qanin me lot gjaku dhe stigmata në trup që imitojnë plagët e Jezu Krishtit.

Së fundmi, Vatikani ka hartuar disa rregulla të reja për të ndihmuar në përcaktimin nëse këto ngjarje të mbinatyrshme janë autentike dhe shpërfaqje e hyjnores. Gjithashtu, është krijuar një dikaster i posaçëm për të shqyrtuar këto raste.

Sipas teologëve, kur rastet ishin autentike, ngjarje të këtilla kanë shërbyer për të treguar fuqinë e Zotit dhe lulëzimin e besimit, ndërkohë që sot shihet me shqetësim nga shumë teologë përhapja në internet e profecive të apokalipsit që ka shkaktuar konfuzion mes besimtarëve. Këto rregulla të reja vijnë pikërisht për të penguar sadopak thashethemet dhe ngjarjet e rreme që mund të keqpërdoren.

Rasti me shfaqjet e supozuara të Virgjëreshës Mari në Portugali dhe Francë si dhe plagët e stigmatizimit të at Pios apo Shën Françeskut të Asizit kanë frymëzuar miliona katolikë nëpër botë. Por këto fenomene mund të kthehen edhe në burim skandali, siç është rasti kur Vatikani, në vitin 2007, shkishëroi anëtarët e një grupi të krishterë në Kebek të Kanadasë pasi themeluesja pretendoi se kishte vizione të virgjëreshës Mari dhe e deklaroi veten rimishërimin të nënës së Jezu Krishtit.

“Mendoj se këto shfaqje janë të mundshme por, në të njëjtën kohë, duhet të jemi dyshues. Rregullat e vitit 1978 ishin të qarta për të identifikuar ata që kishin interesa ekonomike për të tërhequr besimtarët apo shtireshin. Ka ardhur koha për t’i riparë.”, thotë teologu Robert Fastigi.

Sipas Vatikanit, sot, me përhapjen masive të teknologjisë, është e rëndësishme të ketë sa më shumë qartësi për besimtarët dhe të mos përhapen gjerësisht skenarë apokaliptikë apo akuza kundër papës dhe kishës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy