“Euro u dobësua, leku u forcua”, Xama: Debati tashmë shkon te faktorët informalë dhe aktiviteti kriminal

“Euro u dobësua, leku u forcua”, Xama: Debati tashmë shkon te faktorët informalë dhe aktiviteti kriminal

Rënia e vazhdueshme e kursit të euros përballë lekut ka rikthyer në qendër të debatit publik pyetjen se cilët janë faktorët që kanë ndikuar në dobësimin e monedhës europiane në Shqipëri. 

 

Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se ndryshimi i raportit mes kërkesës dhe ofertës për valutë ka sjellë forcimin e lekut, por sipas saj mbetet e hapur çështja nëse vetëm faktorët ekonomikë zyrtarë e shpjegojnë këtë fenomen.

 

Pak a shumë diskutimi është që është pranuar që oferta në treg e euros ka përmbysur raportin e kërkesës për euro dhe lekë. Pra euro dobësohet dhe leku forcohet. I gjithë debati që po bëhet është cilët janë faktorët që kanë ndikuar për të dobësuar monedhën euro.

 

Sipas gazetares, disa prej argumenteve të përdorura për të shpjeguar zhvlerësimin e euros lidhen me rritjen e eksporteve, të ardhurat nga turizmi dhe investimet e huaja, të cilat sjellin më shumë valutë në ekonominë shqiptare.

 

Na janë rritur eksportet, na janë rritur të ardhurat nga turizmi, na janë rritur investimet e huaja, kemi më shumë llogari financiare në monedhë të huaj, kryesisht valutë euro, të cilat mund të justifikojnë këtë mbiçmim apo forcim të monedhës së lekut.

 

Megjithatë, Xama argumentoi se këto faktorë nuk mjaftojnë për të shpjeguar plotësisht situatën, pasi efektet e një euroje më të dobët do të duhej të ishin reflektuar ndryshe te sektorët që operojnë me tregjet ndërkombëtare.

 

Por nëse këto do e justifikonin, atëherë vetë sektorët eksportues, duke qenë se monedhat ku ata kryejnë veprimet me jashtë dhe më pas i konvertojnë në vend, do t’u rezultonte me një humbje; ata do të kishin më shumë shitje dhe kjo shitje do t’i rriste fitimet, dhe fitimet do të amortizonin edhe efektin e kursit të këmbimit. Në Shqipëri nuk ka ndodhur kjo.

 

Sipas saj, pikërisht mungesa e një reflektimi të tillë në ekonomi ka hapur një debat më të gjerë për burimet e ofertës së euros në treg dhe për mundësinë e ndikimit të faktorëve jashtë ekonomisë formale.

 

Prandaj është hapur i gjithë ky debat që të çojnë pastaj te diskutimet a ka apo jo faktorë të tregut jo formal që vijnë kryesisht nga aktiviteti kriminal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy