
Disa vatra zjarri janë regjistruar sërish në bashkinë e Selenicës edhe ditën e sotme.
Ndërkaq gjatë natës raportohet se janë vënë nën kontroll vatrat e zjarrit në këtë bashki.
Siç bën të ditur ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, pas një nate përpjekjesh e pune të pandërprerë, strukturat operacionale të Emergjencave Civile në nivel lokal dhe qendror, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, kanë arritur të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës. Rreziku për banesat është eliminuar, por situata mbetet nën monitorim të vazhdueshëm.
Në ndihmë të forcave vendore janë bashkuar edhe dy ekipe zjarrfikësish nga Forcat e Armatosura.
Mirënjohje të gjithë efektivëve për punën e tyre heroike në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve”, shkruan ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu.




