Siguria e respektimi i orareve, Task Forca e Transportit Rrugor kontrolle në urbane

Siguria e respektimi i orareve, Task Forca e Transportit Rrugor kontrolle në urbane

Janë jo të pakta ankesat e qytetarëve për transportin publik qytetës, duke filluar nga mungesa e higjienës, vonesat në stacione e kushtet jo të mira, ndërsa tashmë në terren, për monitorimin e situatës është angazhuar Task Forca e Transportit Rrugor.

Me një postim në Facebook, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bën me dije se kanë nisur kontrollet në urbanë për dokumentacionet përkatëse, deri te vlefshmëria e dokumentave për respektimin e orareve!

Task Forca e Transportit Rrugor - MIE është angazhuar maksimalisht ditët e fundit për verifikimin dhe monitorimin e subjekteve të transportit publik qytetës! Kanë vijuar rreptësishtë kontrollet e dokumentacioneve përkatëse duke filluar nga Aktet e Vlerësimeve që kanë të bëjnë me komoditetin dhe respektimin e kushteve higjenizues gjatë transportit të udhëtarëve, vlefshmëria e kontrollit teknik dhe deri te vlefshmëria e dokumentave për respektimin e orareve! Këto aksione do të shtrihen në të gjithë territorin e Shqipërisë në çdo qytet.

Në fund MIE thekson se nuk do të tolerohet asnjë subjekt i cili nxit ndotjen e ambientit për shkak të mosplotësimit të kushteve teknike gjatë qarkullimit.

Ndotja, kushtet e këqija të sigurisë dhe mosrespektimi i komoditetit të udhëtarëve do të ndëshkohen rëndë administrativisht  deri në pezullim Liçence!

Mund të jetë një imazh i rrugë

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të jashtme

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të jashtme

Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme

Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme

Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme

Mund të jetë një imazh i autobus dhe ambiente të jashtme

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy