“Konflikti Rusi-Ukrainë mund t’i sjellë Kosovës njohjen nga katër vende të NATO-s”

“Konflikti Rusi-Ukrainë mund t’i sjellë Kosovës njohjen nga katër vende të NATO-s”

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, thotë se një pushtim i mundshëm i Ukrainës nga Rusia mund t’i sjellë Kosovës njohjet nga katër anëtarët e NATO-s. Sipas tij, kjo mund të bëhet për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në krahun jugor të Aleancës.

“Në këto rrethana, njohja e Kosovës nga katër vendet mosnjohëse të NATO-s, mund të bëhet një imperativ për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në krahun jugor të Aleancës”, është shprehur ai në rrjetet sociale.

Janë katër vendet anëtare të NATO-s që nuk e njohin ende Kosovën:  Greqia, Spanja, Rumania dhe Sllovakia.

Peci thotë se pushtimi i mundshëm i Ukrainës nga Rusia mund të sjellë pasoja edhe në rajonin e Ballkanit, pasi do të jetë momenti kyç që vendet e rajonit, veçanërisht për Serbinë, të tregojnë besueshmërinë e tyre karshi Perëndimit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy