Reshjet e fundit, Domi: Rritje prurjesh në liqenin e Fierzës

Reshjet e fundit, Domi: Rritje prurjesh në liqenin e Fierzës

Kryetari i këshillit të qarkut të Kukësit, Abdullah Domi, flet për situatën hidrike në liqenin e Fierzës dhe se si kanë ndikuar reshjet e fundit.

Ai tha për MCN Tv se reshjet kanë ndikuar pozitivisht në rritjen e nivelit të liqenit.

Prurjet janë 700-800 metër kub në sekondë, vazhdon të rritet niveli i liqenit prej reshjeve intensive, si dhe janë rritur burimet e përrenjve që furnizojnë liqenin.

Domi deklaroi se si pasojë e motit të keq, nuk raportohet për akse rrugore të bllokuara, ndonëse ka pasur rënie të vazhdueshme gurësh dhe dherash.

Firmat po bëjnë pastrimin dhe mirëmbajtjen. Të gjitha rrugët janë të kalueshme. Rrugët që lidhin komunat me qytetin janë të hapura dhe nuk janë problematike. Ka pasur tre raste të mungesës së energjisë në Grykë Çaj, në një fshat të Shishtavecit dhe në një lagje tjetër, por energjia është rikthyer dhe çdo gjë është në rregullsi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy