Vrasja e Liridonës/ Sejamini: Mediat në Shqipëri transmetuan orë pa fund konspiracione në dallim me ato të Kosovës

Vrasja e Liridonës/ Sejamini: Mediat në Shqipëri transmetuan orë pa fund konspiracione në dallim me ato të Kosovës

Organizimi i vrasjes makabre të 30-vjeçares Liridona Ademaj, nga bashkëshorti i saj Naim Murseli, si i dyshuari kryesor për organizimin e vrasjes së gruas së tij, bëri që mediat jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri ti bëjnë jehonë ngjarjes.

Për analistin Neritan Sejamini, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, mediat e Tiranës mbuluan orë pafund, me konspiracione.

Gjithë ky mbulim mediatik që iu bë në Shqipëri, a ka sjellë dicka të re? Jo. Është vetëm informacioni që ka dhënë Policia e Kosovës dhe informacioni që ndodhet nga padia në Gjykatë, asgjë tjetër.

Nëse janë transmetuar orë pafund, i vetmi kontribut që bën mediat këtu janë thënë konspiracione.

Media ka synim të informoj të vërtetën, ajo vetëm është sjellë në mënyrë emocionale dhe ka mjegulluar ato fakte që janë bërë nga policia dhe drejtësia ne Kosovë.

Është luajtur me emocionin, është kthyer në telenovelë. Njerëz të thjeshtë janë bërë shënjestër dhe janë vënë para kamerave.

E kuptoj që ka shumë ngjarje me ndikim në publik, por kjo është një vepër makabre që nuk nxjerr dot as ndonjë mësim. Është rast makabër dhe motivet janë të paditura, nuk ka vlerë ta përgjithësosh.

Kjo që ka ndodhur më duket një lojë e madhe emocionale për audiencë, për të dramatizuar. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy