
GJKKO po mban sot seancën për caktimin e masës së sigurisë ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj.
Beqaj ka kërkuar të lirohet nga qelia me garanci pasurore me 5 milionë lekë, ndërsa ka kundërshtuar akuzat e SPAK.

Ermal Kurtulaj ka deklaruar se: “Sapo kam shitur ‘Audin Q7’, mund ta vendos shumën e parave si garanci pasurore”.
Ndër të tjera ish-ministri Beqaj ka deklaruar: “Unë gjithmonë hipi pasagjer, se s’kam patentë. Një makinë të tillë mund ta përdor pa problem me të ardhurat që kam, mund të përballoj jo shpenzimet e kësaj makine por disa të tilla me të ardhurat që kam, s’kam arsye ta fsheh”.
Ish-ministri u arrestua dy ditë më parë pas dyshimeve përfshirje në një skemë korrupsioni për përfitime nga fondet e Agjencisë së koordinimit të ndihmës së huaj (SASPAC).



