Bode-Ramës: Jep llogari për premtimet e pambajtura. Rritja e rrogave, karamele elektorale

Bode-Ramës: Jep llogari për premtimet e pambajtura. Rritja e rrogave, karamele elektorale

Ish-ministri i Financave, Ritvan Bode, kritikoi kryeministrin për mosmbajtjen e premtimeve të fushatës që i parapriu ardhjes së tij në pushtet. Deputeti i PD-së tha se Rama duhet të japë llogari për ato që u ka premtuar qytetarëve që i dhanë votën.

“Ju bëtë shtetin që i detyroi shqiparët të marrin rrugën e emigrimit. Ju u thatë shqiptarëve se 95 % e shqiptarëve do të paguajnë më pak taksa. Në fakt 95 për qind e tyre kanë mbajtur barrën e taksave shtesë që kanë paguar në mandatin e tyre 4-vjeçar. Kanë paguar 800 milionë dollarë më shumë në TVSH.  2 miliardë dollarë kanë paguar shqiptarët veç atyre që paguanin kur ju erdhët në pushtet”, tha ai.

Bode tha se nuk është mbajtur një prej premtimeve më të përsëritura të Ramës gjatë kohës kur ishte në opozitë, ai i uljes së TVSH-së për mallrat e shportës.  

“Ju duhet t’u jepni llogari shqiptarëve sepse premtuat se do të hiqnit TVSH për mallrat e shportës. Nuk e keni bërë. Në 4 vite mbajtët të bllokuar rritjen e pagave dhe pensioneve. Në 4 vjet mallrat e shportës e kanë rritjen 10 %”, tha ai.

Bode e cilësoi karamele elektorale rritjen e rrogave dhe pensioneve që është parashikuar në buxhet.

“Kjo është karamele elektorale. Ju nuk mbajtët premtimin e uljes së TVSH për çmimin e energjisë. Madje e rritët çmimin me 23 %. Përmes kësaj rritjeje keni arkëtuar 400 milionë dollarë më shumë. Pagat e pensionet nuk ua rritët, por këto para ua morët. Nuk hoqët TVSH-në e imputeve, ajo është aq sa ka qenë. Nuk rimbursuat akcizën për bujqësinë dhe peshkimin”, tha Bode.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy