Vorpsi: Çështjet e depozituara në Strasburg të ish-pronarëve, janë kthyer mbrapsht. Jemi në fillimet e procesit që nuk dimë se kur do mbarojë

Vorpsi: Çështjet e depozituara në Strasburg të ish-pronarëve, janë kthyer mbrapsht. Jemi në fillimet e procesit që nuk dimë se kur do mbarojë

Çështja e pronave në Shqipëri duket se nuk ka për të marrë zgjidhje ndonjëherë. Kanë kaluar 30 vite nga rrëzimi i regjimit diktatorial dhe një pjesë shumë e madhe e shqiptarëve kanë ende probleme me pronat. Gjykata e Strasburgut është kthyer në një shesh-beteje mes qeverisë dhe pronarëve, por edhe kjo nuk është se po jep zgjidhje të shpejta. 

Myrshit Vorpsi nga Shoqata “Pronësi në Drejtësi”, tha në “MCN economy”, tha se çështjet e depozituara në Strasburg të ish-pronareve janë kthyer mbrapsht në pritje që të kalojnë në shkallën e tretë të gjyqësorit.

Pas vendimit të 2020 të Gjykatës së Strasburgut me çështjen Beshiri, etj, kundër Shqipërisë, u hap një rrugë dhe të gjitha dosjet që ishin depozituara në Strasburg janë kthyer mbrapsht, janë riatdhesuar, në pritje se këto dosje duhet të kalojnë edhe shkallën e tretë të gjyqësorit. Ka një paradoks, që nuk dimë se çfarë emri ti vendosim,  nëse edhe në kodin civil një vendim i Gjykatës së Apelit është bërë titull dhe ekzekutohet vetëm te çështjet e pronave ligjvënësi u përkujdes që të përcaktonin edhe Gjykatën e Lartë si hallkën e fundit para se të bënte titull ekzekutiv. Të gjitha dosje qe ishin në Strasburg, mbi bazën e kësaj logjike që kishte 133 u riatdhesuan në Shqipëri, tani pritet të kemi një valë tjetër por që fatkeqësisht nuk dihet se çfarë do të ndodhi, sepse kanë kaluar më tepër se 30 vjet dhe jemi aty ku kemi qenë.

Sipas Vorpsit, tashmë ish-pronarët janë në fillimet e një procesi që nuk dimë se kur do mbarojë dhe se si.

 Jemi në fillimet e një procesi se asnjëri nuk e din se sa dhe si do të vazhdojë. Ne presim një vendimmarrje të Gjykatës Kushtetuese sa i takon ligjit 77 që bën fjalë për ndryshime ne 133, ne si shoqate kemi kërkuar shfuqizim të plotë të 77shit për një arsye te thjeshtë sot kur janë 7 vjet nga implementimi i 133 dhe kanë ngelur edhe 3 vjet deri kur të mbaroj afati kohor, pronaret janë përpara një pike tjetër të vdekur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy